PDK në Dragash nominon Shaban Shabanin për kryetar komune

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku fokusi kryesor ishte përgatitja për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti.

Në këtë takim, me unanimitet të plotë të strukturave të degës, u mor vendimi për të nominuar z. Shaban Shabanin si kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit.

Sipas komunikatës nga dega lokale e PDK-së, ky vendim është rezultat i besimit dhe vlerësimit të madh që z. Shabani gëzon brenda partisë dhe në mesin e qytetarëve të Dragashit. Ai njihet për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të interesave të komunës dhe për angazhimin aktiv në çështjet lokale.

PDK në Dragash ka bërë të ditur se do të vazhdojë përgatitjet intensive për fushatën, me synimin për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të rikthyer qeverisjen lokale në duar të sigurta.


Go to TOP