PDK-ja në Gjilan garon me Leonora Morina Bunjakun

Leonora Morina Bunjaku, nga radhët e PDK-së, do të garojë për kryetare të Gjilanit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Një profesoreshë e aktiviste politike, që ka ecur gjatë e ndershmërisht me Partinë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina Bunjaku, është kandidate e jona për të udhëhequr me Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë” është shprehur Krasniqi

Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë ka thënë Krasniqi, duke shtuar se ajo e ka mbështetjen e parezervë të partisë, të të rinjve e të rejave për t’i dhënë, sipas tij, një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan.

Go to TOP