Patriarku Porfirije mban liturgjinë në Graçanicë, Rakiq e Jevtiq pjesëmarrës

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka shërbyer liturgjinë në manastirin e Graçanicës me rastin e festës fetare dhe kombëtare të serbëve Vidovdan.

Në liturgji kanë qenë prezent edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtiq dhe zyrtarë të tjerë raporton KosovoOnline.

Pas liturgjisë në Graçanicë, transporti për pjesëmarrësit do të organizohet drejt Gazimestanit aty ku ndodhet pllaka përkujtimore e heronjëve të rënë në Betejen e Kosovës më 1389.

Go to TOP