Pasi ai u fejua me një tjetër, Fifi më në fund vendos të fshijë çdo gjurmë të tij

Fifi, së fundmi ka qenë shpesh pjesë e lajmeve që qarkullojnë në mediat rozë lidhur me ish-të dashurin e saj, Xhulion.

Ky i fundit, pas ndarjes nga këngëtarja është fejuar dhe tashmë ështëi lumtur në krahët e partneres së tij të re.

Para disa ditësh Fifi publikoi një video teksa dukej shumë e përlotur teksa dëgjonte këngën “Jetike”, dhe fansat e lidhën këtë me situatën që po përjetonte.

Ndërkohë që ditën e djeshme,  ajo ka realizuar një bisedë virtuale në “Instagram” me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur per tatuazhet.

“Kam 9 tatuazhe n’kajmak. Dhe do shtohen disa e kismet do fshihen disa”, është përgjigjur këngëtarja dhe me siguri ka vendosur të fshijë “emrin” e ish-të dashurit nga trupi.

Image
Image
Image
Go to TOP