Pas rezultatit në Prishtinë, më në fund lajmërohet Arben Vitia – këto janë fjalët e tij

Nuk i fitoi zgjedhjet në raundin e parë, por beson se këtë do ta bëjë në garën e balotazhit.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje mori 42.33 për qind të votave në kryeqytet.

Ai pas vetes la Përparim Ramën e LDK-së që mori 29.35 për qind të votave të qytetarëve.

Ndërsa me këtë të fundit do të përballet më 14 nëntor, ish-ministri i Shëndetësisë shprehet i bindur për fitore.

Ai thotë se në periudhën para balotazhit do të jenë të pranishëm në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet për kryeqytetin.

“Të dashur aktivistë e vullnetarë të kësaj fushate, do të takohemi pa humbur kohë. Së bashku do të trokasim në çdo derë të qytetarëve tanë e bashkë do të flasim për alternativën tonë. Me këtë frymë do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re, e cila do të jetë e secilit prej nesh”, shkruan Vitia në Facebook.

Postimi i plotë:

Mbrëmë u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve lokale, në një proces demokratik e të menaxhuar mirë.

Me përulësi dua t’i falënderoj në rend të parë të gjithë qytetarët për kulturën e lartë në këtë proces zgjedhor demokratik dhe mbështetjen e tyre të fuqishme.

Falënderim i përzemërt edhe për të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit që dje ishin në ballë të këtij procesi duke u kujdesur që vullneti i secilit qytetar të shkojë në adresën e duhur.

Prishtina mbrëmë e ka vlerësuar planin tonë për kryeqytetin, duke na vendosur në avantazh në këtë garë. Ne jemi të gatshëm dhe do të jemi në ballë të sfidës së re të vendosur nga qytetarët.

Në katër javët që kemi përpara do të jemi në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet tona për kryeqytetin. Do të paraqesim ëndrrën tonë për Prishtinën.

Të dashur aktivistë e vullnetarë të kësaj fushate, do të takohemi pa humbur kohë. Së bashku do të trokasim në çdo derë të qytetarëve tanë e bashkë do të flasim për alternativën tonë. Me këtë frymë do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re, e cila do të jetë e secilit prej nesh.

Mirë u takofshim sërish, drejt bashkëqeverisjes!

Go to TOP