Pas Malishevës edhe Juniku me gjendje të jashtëzakonshme nga vërshimet
Pas Malishevës, edhe komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, si pasojë e vërshimeve në këtë komunë.
“Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka formuar shtabin emergjent”, thuhet në njoftimin e komunës.
Si pasojë edhe fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor është shtyrë deri më 12 janar.
Pak orë më parë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati tha se kanë themeluar shtabin emergjent që gjatë gjithë ditës kanë qenë në nivel detyre, për t’i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të komunës, e që thotë se aktualisht jetojnë në gjendje të jashtëzakonshme.
Shumë komuna në vend po përballen me vështirësi të shumta si pasojë e përmbysjeve nga rreshjet e shiut.
