Pas katër vitesh pune në të, Ed Sheeran sjell albumin e ri në tetor

Ed Sheeran ka njoftuar albumin e katërt, duke thënë se është puna më e mirë që ka bërë. Kantautori britanik konfirmoi të enjten se “=” (barabartë) do të zbulohet më 29 tetor, katër vjet pasi filloi punën me të.

“Unë kam kaluar dashurinë, humbjen, jetën e re, pikëllimin dhe gjithçka gjatë gjithë periudhës së shkrimit të tij dhe ndihem sikur do të jetë me të vërtetë rekord i karrierës”.

Ylli 30-vjeçar tutje tha se nuk ka qenë kurrë më krenar për një punë, apo më i emocionuar që të gjithë ta dëgjojnë. Albumi përmban 14 këngë, përfshirë këngën kryesore “Bad Habits”, e cila u bë hiti i 10 -të i Sheeran në Mbretërinë e Bashkuar, kur u publikua në korrik të këtij viti.

Me “=,” Sheeran vazhdon traditën e emërtimit të albumeve të tij sipas simboleve matematikore. Debutimi i vitit 2011 “+”, “x” 2014 dhe “÷” i vitit 2017 të gjitha kryesuan listat e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Sheeran gjithashtu nëpërmjet postimit në Instagram konfirmoi se kënga tjetër e albumit do të jetë “Visiting Hours”, të cilën ai tha se e krijoi për mikun e tij Michael (Gudinski), i cili vdiq këtë vit.

Go to TOP