Pas Izraelit, Rama shkon si sheik me avionin personal të Air Albania edhe në Abu Dabi

Prej kohësh duket që Kryeministri Edi Rama nuk e ka problem fare krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar vendin gjatë qeverisjes së tij tashmë 9 vjeçare, pasi herë pas here publikon jetën luksoze që bën me taksat e shqiptarëve.

Gjatë kohës që ndodhet në Shqipëri, Rama nuk lë ditë pa përhapur panik se kriza ekonomike e ka detyruar që të rrisë çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe së fundmi të energjisë elektrike dhe se shqiptarët duhet të kursejnë, ndërkohë që vetë bredh nëpër botë me avion privat njësoj si një sheik.  

Rama po zhvillon disa takime, ku gjatë ditës së djeshme ishte në Izrael me avionin personal të Air Albania dhe sot ndodhet në Abu Dabi për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan’, shkruan Rama në Facebook.

Ajo që është e pakuptueshme nga këto vizita prej sheiku të Ramës është se përse shqiptarët duhet të paguajnë një kosto kaq të lartë për asgjë, vetëm për tekat e kryeministrit, pasi asnjë e mirë për vendin nuk ka ardhur nga këto harlisje të kushtueshme, që sigurisht paguhen nga ne. 

Go to TOP