Pas Erdoganit, Putinin e poshtëron edhe presidenti i Egjiptit
Vladimir Putin sërish ishte në pozitë të palakmueshme gjersa priste në pallatin presidencial lider të huaj.
Presidenti rus është dashur ta pres në këmbë homologun egjiptian, Abdul-Fattah El-Sisi, i cili raportohet se ishte vonuar për pak kohë.
Ai është detyruar të durojë edhe një herë një poshtërim të ngjashëm si me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan – ku shihet duke u rrotulluar në një dhomë në mënyrë të ngathët ndërsa pret El-Sisin.
Lexo po ashtuErdogan i bëri Putinit ‘një hakmarrje të vogël’, këtë herë ishte presidenti rus ai që mbeti ‘i zënë ngushtë’ teksa priste homologun e tij turk
Lideri rus raportohet se më vonë u takua me presidentin e Egjiptit në kuadër të samitit ruso-afrikan që po mbahet në Shën Petersburg.
