Pas Beyonce edhe Jay-Z bën histori në ‘Grammy’

Jay-Z ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij dhe tani ka është artisti më i nominuar ndëonjëherë në “Grammy” me 83 gjithsej.

Reperi ka tejkaluar Quincy Jones, i cili kishte 80,  pasi mori tre nominime për çmimet Grammy 2022 të martën.

Jay-Z fitoi një për albumin e vitit për “Donda” të Kayne West dhe dy në kategorinë e këngës më të mirë Rap, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.

Jay-Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij, duke përfshirë albumin më të mirë Urban Contemporary për “Everything Is Love” në 2018 dhe katër çmimet për  këngën më të mirë Rap, duke përfshirë “Empire State of Mind” dhe “Savage”.

Bashkëshortja e tij, Beyoncé, gjithashtu bëri histori me “Grammy 2021” të vitit të kaluar, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e dhënies së çmimeve.

Go to TOP