Partitë opozitare në panik të madh!

Shkruan: Florim ZEQA  

Tashmë kur ka mbetur më pak se një vit nga afati i rregullt i zgjedhjeve nacionale, partitë opozitare i ka kapur një siklet i madh, janë bërë të padurueshëm dhe agresiv në paraqitjet e tyre publike, qoftë para mediave vizuele apo atyre elektronike. 

Mrekullia e papritur 

Dorën në zemër, qytetarët më shumë kanë pritur nga kjo qeveri në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies qytetare. Mirëpo, ja që ndodhi mrekullia e vërtetë e kësaj qeverie në pjesën veriore të vendit.

Zhbërja e strukturave paralele, heqja e simboleve dhe pankartave serbe, luftimi i kontrabandës dhe krimit të organizuar kanë bërë që të krijohet më shumë siguri për lëvizjen e Forcave të Policisë së shtetit dhe qytetarëve në atë pjesë.

Të pakënaqurit me punën e qeverisë aktuale, militantët e partive dhe opozitare dhe jo vetëm, në vend që ta mbështesin dhe përgëzojnë punën e qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, e kanë zgjedhur rrugën e turpit, duke i sharë dhe akuzuar si “kolaboracionist të Serbisë”.

Të gjithë atyre që e tërheqin një paralele të tillë, po ua bëjë vetëm një konstatim të shëndosh dhe logjik: “Sikur të ishin ‘proserbe’ qeveria dhe presidenca, nuk do të ndodhnin sanksionet ndërkombëtare dhe lëndimet e marrëdhënieve me ndërkombëtarët”.

Përderisa në të kaluarën, qeverive vasale ua rrihnin krahët dhe i joshnin me investime të vogla, tek qeveria aktuale po ndodh e kundërta ashtu siç ndodhi me presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili deri në frymën e tij të fundit nuk u dorëzua përballë presionit ndërkombëtarë.

Nuk është momenti politik dhe as koha që të lëshohem më thellë në këtë temë, por dëshirojë t’ua rikujtojë të qytetarëve të vendit, se ndërkombëtarët kohë pas kohe na matin impulsin e vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë sonë, pastaj tërhiqen dhe e bëjnë pikërisht atë që duan vet.

Këtë që ceka më sipër, po e ilustroj me përmbajtjen e pavarësisë së 17 Shkurtit 2008, të cilën  nuk e ka mirëpritur askush nga qytetarët, e aq më pak luftëtarët e lirisë së atdheut, nuk e kanë dëshiruar as pushtetarët e asaj kohe, për të cilën gjë duhet të sqarohen publikisht politikanët e kohës e jo unë në këtë shkrim autorial. 

Kredibilitetin qytetarë dhe atë ndërkombëtarë që e ka arritur ‘Qeveria Kurti’ me vendimet dhe veprimet e guximshme në veri, është aq i madh, saqë të gjitha partitë politike në njërën nuk peshojnë sa peshon qeverisa aktuale, prandaj është gjithë ky panik i partive opozitare të cilat po sorollaten nëpër shtetet evroperëndimore në kërkim të votës së mërgimtarëve.

Go to TOP