Athletic dhe Barcelona i ndërpresin njëra tjetres seritë e fitoreve

Barazimi sotëm ka ndërprerë serinë e fitoreve për Barcelonën në ndeshjet jashtë shtëpisë në La Liga, ndërsa për Athletic ka ndërprerë serinë e fitoreve në shtëpi.

Ndeshja e zhvilluar në “San Mames” në kuadër të Javës së njëzet e shtatë ka përfunduar me një barazim pa gola.

Mundësia më e mirë për Barcelonën në pjesën e parë ishte një përpjekje nga largësia e Joao Cancelo, ndërsa goditja e vetme e Athletic në portë ishte nga Alex Berenguer, e pritur me lehtësi nga portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen.

Në pjesën e dytë, Inaki Williams për Athletic dhe Robert Lewandowski për Barcelonën kanë pasur rastet më të mira për të shënuar, por pa sukses.

Me këtë barazim, Barcelona ndodhet në vendin e tretë në tabelën e La Liga, ndërsa Athletic Bilbao është në vendin e pestë. Tabela e La Liga kryesohet nga Real Madrid. 

Go to TOP