Partesh: Derisa po pastronte shtëpinë e prindit të tij, hasi në një bombë dore dhe dy fishekë

Një burrë në Partesh ka raportuar se derisa ishte duke pastruar shtëpinë e prindit të tij, ka hasur në një bombë dore dhe dy fishekë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr bombën e dorës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar shtëpinë e prindit të tij, ka hasur në një bombë dore dhe dy fishek. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr bombën e dorës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP