Kosova.info

Parlamenti Europian ‘rrëzon’ Ballkanin e Hapur/ PL: Rruga e vetme për integrimin është Procesi i Berlinit

Partia e Lirisë reagoi pasi Parlamenti Europian doli kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

“Partia e Lirisë përshëndet rezolutën e re të Parlamentit Europian për ‘Strategjinë e re të BE-së për procesin e zgjerimit”. Kjo rezolutë i rekomandon Komisionit Europian strategjinë e re në procesin e zgjerimit, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit gjeopolitike në Europë, kërcënimet e rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj, si dhe nevojën e integrimit të shpejtë të rajonit të Ballkanit Perëndimor në familjen Europiane.
Partia e Lirisë përshëndet qëndrimin e qartë të Rezolutës së Parlamentit Europian për cështjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje të plotë, ligjërisht të detyrueshme për palët, që do të sjellë si rezultat njohjen reciproke të dy shteteve, e cila do të mundësojë perspektivën europiane të tyre dhe paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Partia e Lirisë ka vlerësuar dhe insistuar gjithmonë që rruga e vetme për të përshpejtuar integrimin Europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është Procesi i Berlinit, dhe ëmon si të nevojshme përcaktimin e rezolutës së Parlamentit Europian duke shprehur ‘rezerva të forta ndaj cdo iniciative ekonomike të bashkëpunimit rajonal që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është Ballkani i Hapur’.

Partia e Lirisë mendon që ky përcaktim i qartë i Parlamentit Europian ndihmon fort në orientimin e qartë që duhet të kenë Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat bien pre’ e politikave anti-europiane, klienteliste të liderëve autokratë për përfitimet e pushtetit të tyre të pakufizuar.

Partia e Lirisë i bën thirrje Qeverisë Shqiptarë të reflektojë, të mos insistojë në qëndrimet e saj pa vizion, por të angazhohet me gjithë institucionet e saj për realizimin e suksesshëm të Procesit të Berlinit.

Nuk ka kohë për të humbur për të ardhmen tonë evropiane,” thuhet në deklaratën e PL.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort