Parku i Prishtinës, qendër e gjallërisë kulturore me kinemanë e hapur për fëmijë
Kryeqyteti po shndërrohet në një qendër të gjallë të aktiviteteve kulturore, veçanërisht për fëmijët. Mbrëmë, parku ishte i mbushur me fëmijë, dhe atmosfera e gëzueshme reflektonte gjallërinë e tërë zonës.
Drejtoria e Kulturës, nën udhëheqjen e, Sibel Halimi, ka iniciuar projekte të rëndësishme si Kinemaja e Hapur për Fëmijë, e cila është mirëpritur nga komuniteti.
Ky projekt, i zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe UNDP Kosovo, synon të ofrojë filma që nxisin kureshtjen, imagjinatën dhe mendimin kritik të fëmijëve. /Kosova.info/