Paris, promovohet Antologjia e poezisë kontemporane shqipe

Në Ambasadën e Kosovës në Paris është promovuar të enjten mbrëma, “Antologjia e poezisë kontemporane shqipe” në të cilën marrin pjesë 75 autorë shqiptarë.

Ambasadori i Kosovës në Paris, Mehdi Halimi tha se ky botim është shumë i rëndësishëm jo vetëm për letërsinë shqipe, por edhe për ndërtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Në mes tjerash, ai pohoj se në të ardhmen e afërt pritet të botohen 75 vepra me autorë shqiptarë.

Nicole Barriere, drejtoresha e Shtëpisë Botuese “L’Harmatan” shprehu entuziazmin e saj për poezinë shqipe dhe tha që do të jetë e gatshme përherë që t’i jep hapësirë gjeneratë së re për botime në gjuhë të huaja.

“Përpjekja ime është që të promovojmë brezin e ri të shkrimtarëve”, tha Reshat Sahitaj, koordinatori i Antologjisë.

Poetët e përfshirë në këtë Antologji, të cilët ishin të pranishëm lexuan krijimet  tyre në këtë mbrëmje të mrekullueshme artistike në Paris. 

Go to TOP