Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 e 20 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë. Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte”, thuhet në njoftim.

Go to TOP