Parandalohet një tentim kontrabande me mallra të padeklaruara në Prishtinë

Njësit e doganës duke u bazuar në profilin e analizës së riskut kanë selektuar për kontroll detal një dërgese në Prishtinë, e cila ka rezultuar me gjetjen e mallrave te padeklaruara.

Gjatë kontrollit të dërgesës, zyrtarët kanë hasur në mallra të padeklaruara si pjesë për automjete, ambalazhe nga PVC për paketim, çaj për dobësim, mallra me marka të mbrojtura.

Me ketë rast është shkaktuar kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), si dhe është ngritur kundërvajtje doganore për mos deklarim të saktë të mallrave, gjithashtu rasti është proceduar tutje me rastin e shkeljes se ligjit për masat doganore për mbrojtën e të drejtës për pronësi intelektuale.

Go to TOP