Parandalohet kontrabanda në Mitrovicë, sekuestrohet vaj ushqimor nga Serbia

Në Mitrovicë, njësitet e anti kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues, i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabanduara.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci duke shtuar se automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave.

Sipas tij, mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore.

“Në Mitrovicë njësitet e anti kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabanduara. Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore”, ka thënë Stavileci.

Go to TOP