‘Parada e Krenarisë’, Kelmendi me reagim shumë të ashpër, e krahason Kurtin me Millosheviçin!
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ashpër pas pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në ‘Paradën e Krenarisë’.
Kelmendi ka shkuar larg, duke krahasuar Albin Kurtin me Slobodan Millosheviçin!
“Kryeministri Kosovës Albin Kurti sot paska dalë publikisht me promovu shkatërrimin e familjes kosovare. Me këtë vepër, Albin Kurti nuk dallon nga Sllobodan Millosheviqi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar se, “nëse Millosheviqi me plumba i vrau familjet kosovare, Kurti me “dashni ndaj b…” po i vret familjet kosovare” (Sic!).
Shkrimi i tij, pa ndërhyrje:
Albin Kurti sikur Sllobodan Millosheviqi!
Kryeministri Kosovës Albin Kurti sot paska dalë publikisht me promovu shkatërrimin e familjes kosovare.
Me këtë vepër, Albin Kurti nuk dallon nga Sllobodan Millosheviqi.
Nëse Millosheviqi me plumba i vrau familjet kosovare, Kurti me “dashni ndaj b…” po i vret familjet kosovare.
