Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj K.M., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Vendimi i gjykatës, i dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake Musë Povataj, erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
“Masa e paraburgimit fillon më 6 shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri më 6 mars 2026”, thuhet në njoftim.
Tutje sqarohet se masa e paraburgimit do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij i pandehuri do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.
