Paraburgim ndaj R.Gj. për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.Gj. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3 nen paragrafin 3.1 dhe 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se pandehuri më 31.05.2021, deri sa e dëmtuara –bashkëshortja e tij – M.F. ishte duke e përgatitur një festë familjare për e djalin e tyre dhe ka qenë duke biseduar me telefon me kunatën e saj, i pandehuri i vërsulet dhe i thotë se; “çka them unë ka mu ba këtu“ dhe i bërtet duke i thënë se me kënd po flet në telefon me një sjellje arrogante, duke e kapur për flokët, e pas kësaj ia kapë telefonin të dëmtuarës dhe ja hedhë për dysheme dhe e thënë. Pas këtyre veprimeve i pandehuri duke vërejtur se viktima ka kërkuar ndihmë përmes dritares nga një fqinjët e tyre, largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur. Ndërsa viktima pas intervistimit nga policia me kërkesën e saj është vendosur në shtëpinë e kunatit të saj.

Ndërsa më 08.07.2021, është njoftuar përmes pikës kufitare Vërmicë se i pandehuri ka rezultuar i kërkuar dhe është ndaluar në ketë pikë kufitare.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Kosova.info/

Go to TOP