Pakënaqësitë brenda forcave të sigurisë ruse dhe frika nga një shpërthim social

                Çfarë po ndodhë me segmentet e sigurisë ruse, është një çështje për të cilën janë të interesuar të dinë shumë agjenci të sigurisë së vendeve perëndimore në dritën e agresionit rusë në Ukrainë, dhe për të cilën brenda vetë opinionit të brendshëm rus kanë filluar të shfaqen shqetësime. Aq më tepër kur strategët rusë nuk arritën  qëllimin e tyre të planifikuar për pushtimin e Ukrainës në operacionin e parë. Në FSB në GRU ka shqetësime sikurse në komandat ruse për humbjet dhe përgjigjen që presin familjarët e ushtarëve të rënë. Sipas ekspertëve cmililitarizimi dhe denizafikimi nuk përmenden si termë që ishte një nga objektivat e luftës. Ditë më parë  njoftohet se zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se në rajonin Sumi kanë gjetur dokumente ushtarake ruse ku sipas tyre shihet se trupat ruse në ditën e parë të invazionit kanë pasur qëllim të marrin tërë territorin e Ukrainës. Sipas një deklarate të nënshkruar nga shefi i zyrës hetuese shtetërore, Eleksiy Suhacov, dokumentet përfshirë edhe planet e luftës, janë gjetur në qytetin veri lindor Trostanyets në rajonin e Sumit, të cilën e  kanë liruar forcat ukrainase në fund të marsit pas një muaj okupimi. 

                  Inteligjenca amerikane vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një konflikt të zgjatur në Ukrainë, gjatë të cilit ai ende pret të arrijë qëllimet jashtë Donbasit. Vendimi i Putinit për të fokusuar përpjekjet ushtarake në Ukrainën lindore ka të ngjarë të jetë një lëvizje e përkohshme për të rifituar iniciativën. Është e mundur që udhëheqësi rus synon të zgjerojë korridorin tokësor – nga rajonet e Donbass në republikën e vetëshpallur të Transnistria. Gjatë muajve të ardhshëm, trajektorja e konfliktit mund të bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht në rritje, theksonte Bloomberg . Presidenti Putin parashikon se vendosmëria e perëndimit do të dobësohet gjatë kohës, dhe se ekziston shqetësimi  për atë si do të zhvillohen ngjarjet gjatë muajve të ardhshëm.

                    Ish-komandanti i forcave pro-ruse të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore të premten akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes Sergei  Shoigu për “neglizhencë kriminale” në lidhje me fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, raporton Reuters. “Unë e akuzoj drejtpërdrejt Sergei Shoigu, për të thënë të paktën, për neglizhencë kriminale,” tha Igor Girkin në një intervistë video të publikuar në kanalin e tij Telegram. “Nuk kam arsye ta akuzoj për tradhti, por dyshoj”, tha ai. Girkin është bërë një kritik i hapur që kur Rusia zhvilloi luftën e saj në Ukrainë në javët e fundit. Kohët e fundit ai pretendoi se Rusia mund të humbiste pa një strategji të re dhe pa më shumë njerëz.

Nisur nga humbjet e mëdha   presidenti rus Putin në krye të operacionit ka vendosur GRU (Shërbimi i inteligjencës ushtarake), ku në riorganizimin e ri ka vendosur që rolet kryesore tu ndahen dy gjeneralëve, nënkryetari i parë i GRU-së dhe kreut të Shërbimit të  pestë të FSB. 

Nga burgu rikthimi i gjeneralit  në detyrë

              Tash së fundi një lëvizje e Putinit edhe pse jashtë objektivave te mediave, është rikthimi nga  masa e arrestit të gjeneralit të FSB-së Sergei Beseda, i cili kishte qenë përgjegjës për mbledhjen e informacionit mbi Ukrainën përpara pushtimit. Beseda në fillim të luftës u vu në arrest shtëpiak dhe më pas u transferua në burgun e Lefortovës. Në një publikim të bashkëautorëve, Andrey.S dhe Irina.B.  theksojnë se lajmet për problemet e reja të Besedës qarkullonin rreth Moskës, ai dhe  njerëzit e tij u bënë objektivi kryesor i kritikëve brenda sistemit – ushtrisë,  e po ashtu punonjësve të departamenteve të tjera të FSB-së, ku fajësuan Shërbimin e Pestë për keqinformimin e Putinit dhe është përgjegjës për faktin që trupat ruse për dy muaj e gjysmë nuk mund të arrijnë ndonjë sukses të rëndësishëm.  “Menduam se Beseda ishte e destinuar të lëngonte me vite në izolim në Lefortovë”, thonë ata. Por më 29 prill, RTVI e lidhur ngushtë me kreun e Rostec, Sergei Chemezov, dha lajmin se Beseda ishte parë në varrimin e gjeneralit të KGB-së, Nikolai Leonov. Siç raportohet në faqen e RTVI-së, Beseda ka mbajtur një fjalim dhe është prezantuar si ushtrues detyre i shefit të Shërbimit të Pestë. Kanali televiziv nuk tregoi dhe kuptimi i vetëm i këtij mesazhi ishte të shuante fjalët për rënien e një gjenerali të fuqishëm. Gjatë hulumtimeve bashkëautorët e këtij publikimi morrin lajmin se Beseda ishte parë duke hyrë në zyrën e tij në Lubyanka javën e kaluar. “Dukej e çuditshme dhe krejtësisht e paprecedentë. Hedhja e gjeneralit në burg dhe kthimi i tij në zyrë dukej tepër melodramatike edhe për standardet e sotme.

Kremlini po bën përpjekje të dëshpëruara për të fshehur atë që po ndodh rreth Besedës dhe Shërbimit të Pestë – edhe në Lefortovo, gjenerali është nën një emër të rremë, dhe kreu i qendrës së paraburgimit u zëvendësua urgjentisht. (Komiteti Hetimor lëshoi një deklaratë duke mohuar që Beseda të ishte ndjekur penalisht.)

Videot me histori për Sergei Beseda dhe Shërbimin e Pestë morën miliona shikime në YouTube rus dhe u diskutuan gjerësisht në kanalet Telegram pro-Kremlinit. Thashethemet thonë se informacione komprometuese për Besedën është mbledhur nga një agjenci rivale. Për opinionin është me rëndësi të sqarohet se shërbimi i pestë i FSB njihen si xhandarët e hapësirës ish-sovjetike. Ata, si operatorë politikë, ndërhyjnë në proceset politike në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik, përfshirë vendet baltike.

          Nga banorët e Kremlinit, vetëm Stalini ishte në gjendje të luante lojëra të tilla me gjeneralët e tij”, theksojnë ata. Por ekziston një logjikë të caktuar në këtë.  Putini këmbëngul me dëshpërim se  pavarësisht si zhvillohet lufta,ajo  shkon sipas planit. Megjithatë, fakti që kjo nuk është kështu është e qartë për shumë njerëz. Problemi më i madh këtu nuk është popullsia ruse, ende nën kontrollin e propagandës së Kremlinit, por elitat ruse – Moska dhe burokracia rajonale, ushtria dhe agjencitë e inteligjencës.

Ata janë gjithnjë e më të dyshimtë për strategjinë e Putinit në Ukrainë dhe janë ata që Putini duhet ti bindë se gjithçka në Ukrainë po zhvillohet siç është planifikuar.  Por është pak e cuditshëm fakti që një gjeneral I lartë të vendoset në krye të intelegjencës për Ukrainë dhe më pas të mohohet se ka pasur dështime  të intelegjencës në atë shtet.    Jo për herë të parë në karrierën e tij politike, Putin vendosi të përdorte taktikat e KGB-së dhe të pretendonte se asgjë nuk i ndodhi Besedës. Ky lajm nuk arriti kurrë në botimet e mëdha apo televizionet, por u përhap përmes kanaleve të cilat I lexon elita ruse.

Ndërkohë, kthimi i Besedës në zyrën e tij nuk do të thotë se Putini vazhdon t’i besojë FSB-së dhe veçanërisht Shërbimit të Pestë për problemin ukrainas.

GRU në krye të luftës

             

Javën e kaluar, kanali televiziv pro-Kremlinit Tsargrad bëri një publikim të titulluar “Gjeneralët e fitores: kush komandon operacionin special rus”. Ndër udhëheqësit e shumtë ushtarakë, si Aleksandër Dvornikov, të cilit iu besua komanda e përgjithshme e operacionit dhe komandantët e disa rretheve dhe divizioneve ushtarake, u përmend një emër që binte në sy nga lista e përgjithshme. Gjeneral-lejtnant Vladimir Alekseyev, zëvendës-shefi i parë i GRU-së, shërbimi i inteligjencës ushtarake që gjithmonë ka rivalizuar FSB-në, është emëruar gjenerali tani i ngarkuar me inteligjencën në Ukrainë. Siç shtoi Tsargrad: “sipas udhëzimeve “të tij”, në fakt, i njëjti “Kalibër” dhe aviacioni strategjik vazhdojnë të punojnë”.

Alekseev është një përfaqësues i një lloji të veçantë të inteligjencës ushtarake ruse. Ai e filloi karrierën e tij në forcat speciale, jo si atashe ushtarak në një ambasadë në Perëndim, si djali i ndonjë gjenerali. Në Zyrën Qendrore të GRU, ai mbikëqyri departamentin e 14-të – përgjegjës për forcat speciale, dhe në vitin 2011 u bë shef i shtabit dhe nënkryetari i parë i GRU.

Njerëz si Alekseev u bënë fytyra e re e GRU. Kur Shoigu u bë ministër i mbrojtjes në vitin 2012, ai ishte i vendosur të zgjeronte GRU-në pasi u pakësua nën drejtimin e Serdyukov. Për këtë GRU-së i duhej gjak i ri, por nga do të merrnin? Forcat speciale u konsideruan burimi më i përshtatshëm i personelit të ri me dorën e lehtë të Alekseev. Këta janë oficerë të ashpër dhe besnikë që nuk janë të turpshëm në metodat e tyre, por kurrsesi zbulues të rafinuar.

Alekseev mbikëqyri operacionin ushtarak GRU në Siri, mori pjesë në konfliktin në Donbass. Ai u shfaq edhe në sulmet e hakerëve në zgjedhjet amerikane dhe ra nën sanksionet amerikane për këtë. Alekseev është nën sanksione evropiane për shkak të rolit të tij në helmimin e Skripal.

Alekseev është një gjeneral i ashpër dhe i sigurt në vetvete, dhe pozicioni i tij si nënkryetari i parë i GRU në hierarkinë e forcave të sigurisë ruse është më i lartë se ai i kreut të inteligjencës së FSB.

Ajo që nuk është në të gjitha këto diskutime mes ushtrisë, publike dhe jo shumë publike, është kritika serioze ndaj ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Disi Shoigu arrin të ruajë respektin e ushtrisë dhe të kanalizojë zemërimin nga kryerja e dështuar e operacioneve ushtarake.

Mes shumë problemeve që kanë dalë në dritë në sfondin e luftës shkatërruese në Ukrainë, tensionet në rritje midis Vladimir Putin dhe forcave të tij të sigurisë, shërbimeve të sigurisë dhe ushtrisë, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje. Në të njëjtën kohë, në biseda private, ushtria dhe madje edhe shërbimet speciale filluan të kritikojnë jo vetëm Shërbimin e Pestë të FSB-së, por edhe vetë presidentin – se ai kishte marrë një vendim të gabuar për të ndryshuar strategjinë ushtarake.

A do të thotë kjo se ushtria apo FSB kanë pushuar së mbështeturi luftën në territorin e Ukrainës? Përgjigja e shkurtër është jo, krejt e kundërta.

Përdorimi i armëve bërthamore qon në grusht shtet

             Kryeredaktor i një portali agjentura Andrey Soldatov është një strukturë e angazhuar në inteligjencën taktike dhe strategjike, në fakt, për të ndihmuar trupat ruse të bëjnë këtë luftë. “Kjo do të thotë, ne po flasim për faktin se para këtij vendimi, në fund të fundit, Kremlini po vinte bast për një zgjidhje politike të problemit të Ukrainës, duke përkthyer në rusisht, përmbysje politike.  Ajo duhet të fillojë pasi trupat të hyjnë në territorin e Ukrainës, lind një krizë politike. Tani, ideja dhe shpresa se do të jetë e mundur të krijohet një krizë e brendshme politike në Ukrainë, me sa duket, tashmë është braktisur dhe është vendosur të mbështetet në një zgjidhje thjesht ushtarake të çështjes”, tha ai. Soldatov pohon se ekziston një pakënaqësi tek  ushtarakët në njësitë e tyre sikurse edhe agjencitë e inteligjencës nuk janë shumë të kënaqura me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Ata gjithashtu flasin me zymtësi për diçka atje, gjë që nuk do të thotë se përbëjnë një rrezik serioz politik për Vladimir Putin.

                      Në bazë të dhënave Hristo Grozev editor I Bellingcat nuk është I sigurt nëse do të zhvillohet në një lloj rebelimi, në një mini-revolucion, sidomos tek elita. “Ata njerëz, elitat, që shpesh merrnin para, që kishin për detyrë t’i ruanin disi dhe t’i kujdeseshin për to, ata nuk ishin kurrë sovranë të veprimeve të tyre. Por konflikti është i parashikueshëm sepse këta njerëz po paguajnë një çmim kur askush nuk u ka thënë paraprakisht se do ta paguajnë. Një pjesë e marrëveshjes me elitën përfshinte këtë ekuilibër interesash: “Mund të fluturosh për në Monako, të takosh dhe sponsorizosh parti politike, të bëhesh i bardhë dhe me gëzof, por ka vija të kuqe që nuk mund t’i kalosh dhe para që duhet t’i mbash të përbashkëta”, tha ai.  Por sipas tij tani  e gjithë kjo është zhdukur. “Ai praktikisht nuk ka asgjë tjetër për t’u dhënë atyre që të qëndrojnë besnikë. Nuk ka burime që mund të rishpërndahen dhe transferohen tek ata. Ata nuk fituan asgjë me vlerë në këtë luftë dhe nuk do të fitojnë. Prandaj, analitikisht, mund të presim gjithnjë e më shumë krizë në marrëdhëniet midis Kremlinit dhe elites”, tha ai.

Po ashtu elitat e sigurisë e dinë se ka shumë pak shanse për ta fituar këtë luftë pa mobilizim dhe shpërthimin social që do ta pasojë. Pikërisht Putini nuk mobilizohet zyrtarisht për shkak të një shpërthimi social. “Në mesin e forcave të sigurisë ka pesimizëm se si të dalin nga kjo. Kështu mendoj se një skenar i tillë është mjaft i mundshëm. Sigurisht, ky skenar mund të vijë edhe nga ajo pjesë e forcave të sigurisë që duan që lufta të jetë më e ashpër, në mënyrë që të mos ketë pengesa etike për përdorimin e armëve kimike apo bërthamore. Apo ndoshta nga një pjesë tjetër e forcave të sigurisë që besojnë se “mjaft është, ne jemi përpjekur një herë, më mirë të mos humbim edhe 10 mijë jetë të ushtarëve dhe oficerëve tanë”. Natyrisht, sipas tij ekziston mundësia që vetë Putini të japë urdhër për kryerjen e disa prej këtyre vendimeve kritike, siç është përdorimi i armëve bërthamore. “Çka nëse një nga ata që duhet ta përdorin atë refuzon të zbatojë urdhrin?. Dhe ky refuzim do të jetë shkas, me shumë gjasa, i një grushti shteti, sepse pas refuzimit për të zbatuar urdhrin e mbretit, gjithçka do të bjerë shumë shpejt”,  tha ai. /Ilir KRASNIQI

Go to TOP