Pamje spektakolare, “Unaza e zjarrit” shkëlqen mbi Amerikën e Jugut

Një eklips diellor i njohur si “Unaza e zjarrit” u pa nga Ishulli i Pashkëve, Kili dhe Buenos Aires dhe Argjentina më 2 tetor.

Eklipset diellore ndodhin kur Hëna hedh një hije në Tokë dhe në një eklips total, i gjithë disku i Diellit bllokohet.

Një eklips diellor unazor ndryshon sepse një pjesë e Diellit do të jetë ende e dukshme si një unazë spektakolare me qendrën e bllokuar nga Hëna.

Arsyeja për këtë unazë – e njohur si “unaza e zjarrit” – është sepse Hëna ndodh të jetë në pikën e saj më të largët nga Toka, e quajtur apogje, dhe për këtë arsye duket pak më e vogël në qiell.

Rreth 175 mijë njerëz jetojnë në rrugën e unazës së eklipsit, duke u dhënë banorëve të largët dhe turistëve që ndjekin eklipsin një pamje mahnitëse.

Gjysma jugore e Amerikës së Jugut, së bashku me pjesë të Antarktidës dhe Havait, panë një eklips të pjesshëm sipas një harte të hartuar nga NASA.

Go to TOP