Palokaj: Masat e BE-së ndaj Kosovës s’do të hiqen derisa të shpallen zgjedhjet në veri

Augustin Palokaj ka thënë se nuk pret që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndaj Kosovës derisa nuk shpallen zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri.

“Nuk pres që të ketë së shpejti heqje të masave ndaj Kosovës. Masat ndaj Kosovës thuhet se janë vendosur me kërkesa specifike që kanë të bëjnë me tensionimin e situatës qysh në muajin maj në veri të Kosovës. Për mendimin tim, derisa nuk shpallen zgjedhjet për kryetarë të komunave në katër komunat në veri, nuk do të ketë gjasa reale për t’u hequr masat ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Palokaj ka konsideruar se moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, e arritur më 27 shkurt të vitit të kaluar, është përgjegjësi e dështimit të BE-së për ta imponuar nënshkrimin e marrëveshjes në kohën kur ajo është arritur.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të mashtrohet me mbështetjen e Parlamentit Evropian, pasi sipas tij, ka një pakicë të fortë në Bruksel që preferon ta ndihmojë Serbinë.

Ai ka njoftuar se ato struktura janë në Komisionin Evropian dhe në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Go to TOP