Paganizmi nuk është fe

Shkruan: Pal ShTUFI

Në debatet televizive disa historianë po e ngatërrojnë paganizmin me monoteizmin.

Për shembull, pardje në Klan Kosova historiani Asdren Shala i thotë bashkëbiseduesit, i cili kishte braktisur islamin dhe ishte kthyer në katolicizëm: “pse nuk po kthehesh në paganizëm?”

Paganizmi nuk është doktrinë fetare. Nuk ka profet, libër të shenjtë e as ndonjë rregullore të caktuar. Pra, paganizmi është nocion shumë i gjerë, i cili përfshinë sisteme të ndryshme besimi dhe tradita spirituale paramonoteiste, prandaj nuk mund të themi që është një fe unike. Me paganizëm kuptohen besimet antike nga mitologjia greke, romake, egjiptiane dhe nordike.

Nuk ka kuptim semantik, logjik e as historik t’i thuash një të kthyeri në fenë e krishterë: “meqë po ke dëshirë të kthehesh në fenë e të parëve tu, pse nuk kthehesh në paganizëm?”

Të ikësh nga një fe monoteiste në një tjetër, d.m.th. vazhdon të mbesësh në kuptimësinë e njëjtë të besimit në një zot. Ndërsa, të ikësh nga monoteizmi në paganizëm (politeizëm), d.m.th. të kalosh në kuptimësinë e parë primitive të besimit në shumë zota dhe fenomene natyrore.

Mirë është të mendoni para se të flisni!

Go to TOP