“Paga sa për mbijetesë”: Aktorët e TKK-së në prag të grevës

Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet.

Drejtuesja e kësaj sindikate, aktorja Sheqerie Buçaj, thotë se aktorët kërkojnë nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve, që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik.

Aktorët thonë se paga e tyre aktuale ofron mbijetesë, por jo jetesë të dinjitetshme.

MKRS-ja nuk i ka komentuar paralajmërimet e sindikalistëve për grevë.


Go to TOP