Paga minimale në Maqedoninë e Veriut 440 euro, punëtoret të pakënaqur
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rritur pagën minimale në 440 euro e që do të hyjë në fuqi nga muaji prill, por me këtë vendim nuk po pajtohen Lidhja e Sindikateve të Maqedonisë së Veriut, ata po kërkojnë që paga minimale të rritet në 600 euro.
Pavarësisht kërkesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, që paga minimale të rritet në 600 euro, Qeveria në Shkup bëri të ditur se e ka rritur pagën minimale në rreth 440 euro.
“Me këtë harmonizim, paga minimale e cila në vitin 2025 arriti në 36 037 denarë në shumën bruto, për vitin 2026 do të jetë 38 507 denarë bruto, përkatësisht 26 046 denarë neto, thotë Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se rritja e pagës do të nisë nga muaji prill.
“Në rend dite ishte informacioni për nivelin e pagës minimale. Nga muaji prilli do të fillojë të realizohet pagesa sipas nivelit të pagës minimale për marsin”, thotë Besar Durmishi Minisër i Ekonomisë.
Me vendimin e Qeverisë nuk është pajtuar Lidhja e Sindikatave, e cila paralajmëroi vazhdimin e protestave deri në rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe pagave tjera nga 100 euro më shumë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rritur pagën minimale në 440 euro e që do të hyjë në fuqi nga muaji prill.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, po kërkojnë që paga minimale të rritet në 600 euro.
