Pacolli: Rruga “Minatori” në gjendje të mjerueshme, prona publike po shkatërrohet me paratë e shtetit!

Rruga “Minatori” në Hajvali, e financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, është në gjendje katastrofike. Kështu ka pohuar lideri i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili ka thënë se ky është një realitet i trishtueshëm, pasi që prona publike, po shkatërrohet me paratë e shtetit.

“Sot, shkatërrohet prona publike me paratë e shtetit! Një realitet i trishtueshëm. Rruga Minatori, e financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, është një rrugë e rëndësishme për komunitetin, por është lënë në gjendje katastrofike nga një kompani ( Ardi Shpk) e përfshirë nga Komuna e Pr para tre muajsh. Ligji kërkon që kjo kompani të rregullojë menjëherë dëmet, duke mos lejuar asnjë vonesë për restaurimin e pronës publike të rëndësishme për banorët e zonës ”, ka shkruar Pacolli.

Go to TOP