Superliga rikthehet me kryederbin Drita-Ballkani

Skuadrat elitare të vendit tonë, rikthehen në aksion këtë mesjavë më ndeshjet e xhiros së 21-të.

Kryesfida e kësaj xhiro, do të luhet nesër në Gjilan, ku do të ballafaqohen dy skuadrat në garën për titull të kamionit, Drita dhe Ballkani.

Ballkani aktualisht kryeson tabelën me 44 pikë, shtatë më shumë së Drita.

Nesër luhen edhe dy sfida të tjera shumë interesante ajo mes Prishtinës dhe Malishevës si dueli ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Gjilanit.

Xhiroja e 21 do të vazhdojë të enjten pasdite, ku do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj mesjavë.

Dukagjini pret Lirinë, derisa Llapi synon tre pikët ndaj Fushë Kosovës për tu afruar edhe më shumë në renditje.

Superliga / Java e 21-të

Të mërkurën takohen:

Prishtina-Malisheva

Feronikeli ’74-Gjilani

Drita-Ballkani

Të enjten takohen:

Dukagjini-Liria

Fushë Kosova-Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Go to TOP