Pacolli pas shkrimit se është i përfshirë në pastrim parash dhe krim të organizuar: Po më duket si në film

Për raportimet e mediave në Venezuelë, figurën e të cilit e lidhin me afera korruptive, Behgjet Pacolli ka thënë “qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm”.

Reagimi i tij vjen, pasi një natë më parë ish-presidenti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë si i përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Lidhur me raportimin ai shprehet “Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush””.

Tutje Pacolli tha se është rreshtuar kundër regjimit të Maduros kur ishte ministër i Jashtëm.

Reagimi i tij i plotë:

Go to TOP