LAJMET

Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës

Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndihet krenar me flamurin e Kosovës është gjë shumë pozitive.

“Kush e ka imagjinuar këtë? Dikush që e ka ofenduar flamurin e Kosovës sot është krenar me flamurin e Kosovës dhe ky për mua është një evolucion”.

“Kurti sot është i vetëdijshëm për rëndësinë e shtetit të Kosovës dhe është krenar për shtetin e Kosovës. E do shtetin e Kosovës, nuk e sulmon shtetin e simbolet e shtetit, nuk e përçmon shtetin e Kosovës, por sot është krenar me shtetin e Kosovës”.

Paçarizi po ashtu u shpreh se kjo është shumë e rëndësishme në hapat e parë serioz të Kurtit në politikë, se siç tha, deri kur ka hyrë në zgjedhje ka qenë një lloj organizimi tjetër dhe se duket që nuk ka qenë mjaft i pjekur politikisht e nuk ka shikuar t’i zgjedhë mjetet për të mbërritur në politikë, por i është nënshtruar një gare dhe qytetarët e kanë pranuar këtë nënshtrim të Kurtit ndaj një gare korrekte, serioze me partnerët e vet politikë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort