OVL e UÇK-së paralajmërojnë protestë për të hënën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se të hënë do të mbajnë protestë.

Ata kanë njoftuar që nesër duke nisur nga ora 11:00, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të bahet konferencë për medie.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 04.06.2022 në ora 11:00 , në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për medie”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Sipas këtij njoftimi, arsye e konferencës është, organizimi i protestës së të hënës nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Go to TOP