Osmani uron ministrin e MPJ-së të Holandës: Kemi angazhime të përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Caspar Veldkamp, duke theksuar se dy vendet ndajnë angazhime të përbashkëta.

Osmani e ka uruar Veldkamp gjatë qëndrimit në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Uashington.

“Vendet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për qëllimet dhe angazhimet tona të përbashkëta”, ka shkruar ajo në X. /Kosova.info/

Go to TOP