Kurti ngushëlloi familjen e Alban Kastratit, ish-ushtarit të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar për ngushëllime familjarët e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alban Kastratit, i cili vdiq në moshën 47-vjeçare.

Kurti u shoqërua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe aktivistë të Qendrës së LVV-së në Prishtinë, teksa së bashku evokuan kujtime për të ndjerin.

 “Jemi rritur bashkë, në fëmijëri të lumtur me kujtime të paharrueshme. Djalë të drejtë, të mirë, të dashur e të qetë si Albanin nuk njoh tjetër. Me dashuri dhe pikëllim për Alban Kastratin që iu këput jeta përgjysmë”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve. 

Kastrati jetonte dhe punonte në Prishtinë. /Kosova.info/

Go to TOP