Gutierrez shprehet i shqetësuar për miratimin e ligjit për KPM-në

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur i shqetësuar, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Gutierrez përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ e ka quajtur ditë të zezë ditën e sotme, duke theksuar gjithashtu që partitë opozitare e kanë bojkotuar seancën.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medies dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, ka shkruar Gutierrez.

Kujtojmë se ligji për KPM-në parasheh licencimin, monitorimin e mediave ‘online’, si dhe shqiptimin e gjobave ndaj këtyre mediave. /Kosova.info/

Go to TOP