Osmani takoi Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës! 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. 

“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, ka shkruar Presidentja Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP