Osmani takoi Presidentin e Guinea Bissau: Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. 

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara, kisha kënaqësinë ta takoj Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Mirënjohëse ndaj Presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur”, ka shkruar Presidentja Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP