Osmani takoi Kryeministrin e Luksemburgut: Shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. 

Presidentja Osmani ka thënë se si aleatë demokratik, shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

“Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë Kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka theksuar Presidentja. /Kosova.info/


Go to TOP