Osmani takohet me presidentin e Guinea Bissau, flasin për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Turqi ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.

Teksa ka njoftuar për takimin, Osmani ka thënë se kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Guinea Bissau.

“Gjatë takimit tonë të pestë së bashku, diskutuam për potencialin e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona”, ka shkruar presidentja në një postim në rrjetin social “X”.

Republika e Kosovës dhe Guinea-Bissau kanë vendosur marrëdhënie diplomatike nga viti 2018, ndërkohë që ato janë cilësuar të shkëlqyeshme me mundësi të intensifikimit të tyre.

Go to TOP