Osmani takohet me kryeministren italiane: Kosova gati për kapituj të rinj bashkëpunimi
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Kështu ka njoftuar vetë Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se mbështetja dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka rezultuar i paçmueshëm.
Presidentja e Kosovës, ka thënë edhe se, ajo ka pasur kënaqësinë të takojë kryeministren e Italisë, për marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.
“Mbështetja dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka rezultuar i paçmueshëm. Në Tiranë pata kënaqësinë të takoj kryeministren Giorgia Meloni për marrëdhëniet tona të forta dypalëshe dhe gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi”, ka thënë Osmani.
