Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Nju Jork është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një postimi në X, Osmani u shpreh se falënderoi Blinkenin, për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së.
“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së”, shkroi e para e vendit. /Kosova.info/
Always great to connect with @SecBlinken, a steadfast supporter of the people of Kosovo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 27, 2024
At the @POTUS Leaders' Reception in New York, I thanked him for the U.S.'s unwavering support. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/vn2zgVggp4