Osmani shpreh ngushëllime për viktimat nga zjarret në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan për viktimat nga zjarri që ka përfshirë disa qytete të këtij shteti.

“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi përballet me zjarret më shkatërruese”.

“Presidentit Erdogan i lutem që t’i pranojë ngushëllimet e mia për personat që kanë vdekur. Shërim të shpejtë iu urojë personave të lënduar si dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Go to TOP