Osmani reagon pas kthimit të “Sunny Hill” në Prishtinë
Presidentja Osmani reaguar pas njoftimit se “Sunny Hill” do të rikthehet në Prishtinë.
Nga Presidentja Vjosa Osmani nuk kishte asnjë reagim, as pasi Dukagjin Lipa publikoi letrën, të cilën, ndër të tjerë, ia kishte dërguar edhe asaj. Dhe, aty shkruante se ka vendosur ta çojë festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, për shkak të zvarritjeve të Qeverisë.
Sot, pasi u njoftua se palët kanë arritur të dakordohen dhe “Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë, Presidentja Osmani ka shpërndarë një postim të këngëtares Dua Lipa, për t’i treguar se mezi po pritet festivali i saj.
“Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Presidentja.
Për një javë qeveritarët kanë fajësuar organizatorin Dukagjin Lipa për anulimin e festivalit, ndërsa ky institucionet.
Ndërsa, Presidentja Osmani nuk kishte reaguar për zhvendosjen e festivalit nga Prishtina.
