Osmani pret ambasadorin amerikan, diskutojnë për agjendën e takimeve ndërkombëtare të Presidentes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, situatën e sigurisë, për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e energjetikës, por edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare të Presidentes.

Sipas njoftimit nga Presidenca, ky ishte një takim e rregullt me ambasadorin Hovenier.

“Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë. Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, thuhet në njoftimin për mediat.

Në fund, thuhet se Osmani dhe Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te Presidentes në vende të ndryshme të botës.

Go to TOP