Osmani për medaljen e bronztë të Asllanit: Po frymëzon vajzat e reja të ndjekin ëndrrat e tyre

Kosova Asllani ka arritur që me Suedinë të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, në konkurrencën e femrave.

Për suksesin e saj u gëzua edhe presidentja e vendit nga vjen Kosovarja.

Presidentja Vjosa Osmani, shkroi në rrjetin social Twitter, se Asllani po frymëzon vajzat e reja që të ndjekin ëndrrat e tyre.

“Nuk ka arritje më të lartë për talentet brilante si Kosovare Asllani”, shkroi Osmani.

“Me çdo goditje, ju jeni duke frymëzuar të tjerët, veçanërisht vajzat e reja, të ëndërrojnë shumë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Kosova është krenare!”.

Go to TOP