Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët me mundësi padie në Strasburg

Presidentja Vjosa Osmani në deklarimin e saj pas nderimeve për të pagjeturit në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, familjarët e personave të zhdukur do të kenë mundësinë për ta paditur Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, të gjitha familjet do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për ta paditur Serbinë për shkeljen e të drejtës në jetë për familjarët e tyre, për shkeljen e të drejtës në dinjitet njerëzor dhe shumë të drejta të tjera, të cilat i kanë familjarët”, ka thënë Osmani.

Tutje presidentja ka thënë se kjo është kauzë e të drejtave të njeriut dhe se nuk ka të bëjë me politikë.

“Nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përfitojnë të gjithë qytetarët, por më së shumti familjet të cilave iu është mohuar drejtësia tash e 25 vjet”, ka thënë ajo. /Kosova.info/

Go to TOP