Osmani ngushëllon familjen dhe komunitetin kulturor për Shirine Morinën

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores Shirine Morina.

Teatri dhe kinematografia, siç thotë ajo në telegram, humbën një aktore të shquar e të dashur për publikun.

“Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, shkruan presidentja Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP