Osmani ngushëllon familjarët dhe komunitetin për vdekjen e Vatovcit

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, kolegët dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara për ndarjen nga jeta të Agim Vatovcit, kryetarin dhe avokuesin shumëvjeçar për të drejtat e njeriut.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, njëherësh kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara. Kontributi i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat”, shkruan Osmani.

Përkushtimi dhe pasioni i tij i palëkundur për këtë kauzë, sipas Osmanit, luajti rol të jashtëzakonshëm në transformimin e jetës për personat e kësaj kategorie.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Agim Vatovcin!”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP