Osmani, Kurti e Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ky takim do të zhvillohet në orën 09:00, dhe pas takimit do të mbahet konferencë për media.

Më pas, presidentja Osmani do të pres në takim Bujar Osmanin, ku takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar nga ora 10:25.

Kurse në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Go to TOP